Në “Luzhniki Stadium” po luhet gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1 me golat e Tripier për anglezët në minutën e 5-të dhe për kroatët realizoi Perisic në të 68’.
Edhe shtesa e parë mbyllet po me të njëjtin rezultat, teksa do të luhen edhe 15 minutat e dyta për të nxjerrë finalistin e këtij çifti.
Në minutën e 109-të Mario Mandzukic brenda zone me një gjuajtje të saktë kalon Kroacinë në avantazh, 2-1.