Ekipi shqiptar i Partizanit do të luajë sot në “Selman Stërmasi” ndeshjen e parë të fazës së parë të “Europa League” kundër Mariborit.
Shqiptarët e drejtuar nga Gega do të kenë një kundërshtar shumë të vështirë, por gjithsesi do të kërkojë që të kualifikohet në fazën tjetër.
Dy ekipet kanë publikuar edhe formacionet zyrtare. Nga minuta e parë për Partizanin do të jetë një debutues, Ardit Hila, ndërsa në stol nga Gega është ulur Jurgen Bardhi.
Formacionet zyrtare
PARTIZANI-MARIBOR ORA 17:30
PARTIZANI: Hoxha, Belica, Gojkoviç, Ibrahimi, Kalari, Trashi, Mala, Hila, Telushi, Asani, Progni.
MARIBOR: Handanoviç, Suler, Vrhoveç, Bajde, Mileç, Viler, Ivkoviç, Zahoviç, Kramariç, Tavares.