Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi ka dhënë një intervistë ditën e sotme për RMC SPORT, ku është pyetur për finalen midis Francës dhe Kroacisë.
Ish-trajneri ka thënë se shikon si favorite për të fituar kombëtaren e Kroacisë.
“Nuk ka egoizëm dhe individualizëm, të gjitha arsyet me ‘ne’ forca e formimit kroat është grupi “, është shprehur ai.
Gjithashtu De Biasi foli edhe për ekipin e Polonisë, ku ka menduar se ai do të ishte trajner dhe e njëjta gjë i ka ndodhur edhe me Italinë, dy vite më parë.
“Dy vite më parë isha shumë pranë Italisë, dhe ndodhi e njëjta situatë. Pothuajse isha zgjedhur trajner i Polonisë, më pas federata zgjodhi një trajner polak.
Ndihem i zhgënjyer. Më mirë të ma thonin me telefon, se sa ta mësoja nëpërmjet gazetave diçka të tillë. Në këtë moment nuk është se kam preferenca, mes një klubi apo një kombëtareje. Thjesht dua të trajnoj dhe të arrij qëllimet e mia sërish” u shpreh De Biasi.