Krocia nesër përballet me Francën, Rusinë dhe Sërbinë

Saturday, 14 July 2018 17:03

Në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, futbolli dhe politika vazhdojnë të ndërthuren, e përpos Presidentëve të shumtë që ishin në tribuna për t’i përkrahur kombëtaret e vendeve të tyre, vendet nga Ballkani, si zakonisht, gjithçka e dërgojnë përtej.

Në fillim u shfaq racizmi serb ndaj shqiptarëve që luajnë me kombëtaren e Zvicrës. Kujtojmë këtu sharjet dhe shantazhet që mediat por edhe tifozët drejtuan përpara ndeshjes Serbi- Zvicër, dhe tensionet u rritën më shumë kur golat e fitores për Zvicrën u shënuan nga dy shqiptarët, Xhaka dhe Shaqiri.

Më pas tensioni ballkanik u zhvendos në ndeshjen Kroaci- Rusi. Historia e Bashkimit Sovjetik e ndoqi nga pas këtë ndeshje. Dhe këtu nuk mund të mungonte ndërhyrja e Serbisë kundër armikut të vjetër ballkanik Kroacisë dhe pro “nënës” Rusi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, deklaroi se ka qenë tifoz me Rusinë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2018, ku ekipi që organizoi botërorin u ndesh me Kroacinë.

Dhe në finalen e nesërme, Kroacia përballet me Francën. Një ndeshje që do të përballë vendin më të vogël finalist (pas Uruguait)  në botëror, me Francën e madhe e superiore si në futboll ashtu edhe në politikë.

Por historia e vjetër na thërret jo në një përballje të thjeshtë Kroaci- Francë, por shteti më i vogël do të përballet me dy superfuqi dhe një armik të vjetër ideologjik.

Historia na njeh me një aks të hershëm Paris-Beograd-Moskë në Ballkan dhe është e vërtetë. Në Luftën e Parë Botërore, armatat Ruse të Car Nikollës së II, duke sulmuar me zulmë të madhe ushtrinë gjermane, shpëtuan Parisin nga një pushtim i ri gjerman në vitin 1914, duke hapur një front të dytë. Dhe kjo miqësi Franko-Ruse, e farkëtuar në vitet 1914, ka qenë një nënshtresë e përhershme e këtyre dy vendeve dhe këtyre dy popujve dhe kjo është histori e tyre e mbrojtjes nga një armik i përbashkët, i atyre kohërave.

Simpati franceze pro-serbe sigurisht që ka, por që lidhen edhe ato me luftëra të kaluara të përbashkëta kundër Austriakëve apo Gjermanëve, Luftra të Europës së Vjetër gjithsesi.

 Serbët kanë rrënjë të thella kulturore në Paris, kanë emigruar aty në mënyrë cilësore prej një shekulli, dhe kanë ditur të ecin përpara në atë terren miqësor dhe kjo është meritë e tyre dhe padyshim edhe dashamirësi kulturore dhe historike e Francës, tradicionalisht dhe kulturalisht, edhe pro-sllave.

Pra 15 korrik, për Kroacinë do të jetë dita e luftës kundër vuajtjes së vjetër. Fusha e betejës është caktuar, Moska do të jetë arena e betejës mes Kroacisë në njërën anë dhe (Francës- Rusisë-Serbisë) në anën tjetër./55news.al

Modifikuar më Saturday, 14 July 2018 17:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...