×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Franca shpallet Kampione e Botës për herë të dytë

Diel, 15 July 2018 18:56

Franca e ka fituar për herë të dytë Kupën e Botës pasi e mposhti Kroacinë në finale të Botërorit Rusia 2018 të dielën në Moskë.

Pas Botërorit më 1998 në shtëpinë e vet, Franca e ka fituar edhe Botërorin Rusia 2018, duke e mposhtur Kroacinë 4-2, e cila bëri histori duke e arritur finalen e Kupës së Botës për herë të parë.

Francezët, që vinin nga një finale zhgënjyese në EURO 2016 kur u mposhtën nga Portugalia, shënoi në rastin e parë në ndeshje, përkundër një dominimi të Kroacisë, kur Mario Mandzukic shënoi në portën e vet pas një harkimi nga Antoine Griezmann.

Por, dominimi i Kroacisë në këtë pjesë lojë u shpërblye nga një veprim fantastik vetjak i anësorit të Interit, Ivan Perisic, i cili shënoi me gjysmë-vollei për 1-1 pas rreth gjysmë ore lojë.

Pesë minuta para fundit, Franca fitoi penallti kontroverse, e cila u akordua vetëm pasi gjyqtar i ndeshjes e konsultoi VAR-in (video asistentin e referit), të cilën në gol e konvertoi Antoine Griezmann.

Me kaq u mbyll një pjesë e parë, në të cilën Kroacia mbase meritoi më shumë.

Megjithatë, Franca u fut në pjesën e dytë me një fytyrë tjetër dhe u tregua vrastare në çdo rast duke mos i lëshuar mundësitë.

Paul Pogba shënoi nga distanca duke e lënë të shtangur portierin kroat kur akrepat treguan një orë lojë. Për t’ia këputur këmbët kroatëve, Kylian Mbappe shënoi super gol nga largësia vetëm pesë minuta më pas.

Një fije shprese Kroacisë ia dha Hugo Loris me një gabim trashanik, kur tentoi ta kalonte sulmuesin Mandzukic, i cili ia vodhi topin dhe shënoi në portën e zbrazet tamam kur kishin mbetur vetëm edhe 20 minuta lojë.

Kroacia u mundua deri në fund, por Franca u tregua tejet e qëndrueshme duke mos pranuar më gola.


Modifikuar më Diel, 15 July 2018 18:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...