Dy ekipet italiane të “Serie A”, Parma dhe Chievo rrezikojnë të përjashtohen nga kampionati i Italisë.
Sipas lajmeve që qarkullojnë në mediat italiane, Chievo akuzohet për vlerësime fiktive në bilanc, ndërsa Parma për tentativë manipulimi të ndeshjes. Prokuroria e Federatës Italiane ka bërë gati kërkesën për dënimin e skuadrave dhe në rast se Chievo dhe Parma përjashtohen, Palermo dhe Krotone janë 2 klubet që përfitojnë në këtë rast.
Ndërkohë procesi i gjykimit për dënimin e tyre do të mbahet ditën e nesërme.