Pasi kaloi një muaj si protagonist në shkallët e stadiumeve ruse Diego Armando Maradona ka mbërritur sot në Bjellorusi, ku ashtu siç ishte njoftuar më herët, do të marrë drejtimin e skuadrës vendase, Dinamo Brest. Legjenda argjentinase do të jetë presidenti i ri i klubit dhe pritet të angazhohet maksimalisht për të përmirësuar strategjitë e zhvillimit.
El Pibe D’oro mbërriti në Bjellorusi mesditën e sotme me avion privat, ndërsa u prit nga mijëra fansa dhe dhuroi sërish spektakël me përshëndetjet e tij të veçanta