Më në fund, arbitri tregon të vërtetën pse Zidane e goditi Materazzin

E Enjte, 19 July 2018 15:26

12 vite më parë në finalen e Botërorit të 2006, Franca përballej me Italin.

Këta të fundit arritën të fitonin vetëm me anë të penaltive, por përveç lojës në kët ndeshje mbahet mend edhe një incident ku u përfshi Zinedine Zidane.

Bëhet fjalë për një nga skenat më tronditëse të futbollit ku Zidane goditi me kokë gjoks Marco Materazzin.

Këtë histori pas 12 vitesh ka zgjedhur ta ritregoi edhe një herë arbitri argjentinas Horacio Elizondo për emisionin “TED talk".

“Në një moment e pashë Materazzin të shtrirë në tokë, isha rreth tridhjetë, ose dyzet metra larg, kështu që e ndalova lojën. Shpejt, nëpërmjet “intercomeve” tona, pyeta ndihmësit e mi se çfarë ndodhi. Vetë nuk kisha parë absolutisht asgjë”, – shprehet Elizondo.

Në atë pikë ndërhyri një tjetër argjentinas, Luis Medina Cantalejo, që ndërhyri dhe i sqaroi me kufje gjithçka kishte ndodhur kryesorit Elizondo.

Këtë ish-ndihmës në atë ndeshje, Elizondo e quan si “engjëllin e tij kujdestar”. Duke vepruar si gjyqtar i katërt atë ditë, Medina i kishte parë të gjitha në mënyrë të qartë. “E tmerrshme, goditja me kokë e Zidane ndaj Materazzi ishte e tmerrshme… I tha “zezak” dhe Zidane e goditi Materazzin”, – më tha me kufje. Deri kur kam parë videon e momentit, nuk do ta besoja dot”.

Edhe pse arbitri Elizondo kishte kërkuar një përgjigje më teknike ndaj situatës, ai shpjegoi se asistenti i tij spanjoll i kishte folur atij me një shpërthim shumë të pasionuar. “E vetmja gjë që ai nuk arriti të më thoshte ishte ‘olé’, – kujton Elizondo me shaka. Për momentin kur Elizondo do të nxirrte kartonin e kuq, ai tha: “Kur shkova në “skenën e krimit”, e kisha tashmë këtë informacion dhe e dija se do ta dërgoja jashtë Zidane”.

Modifikuar më E Enjte, 19 July 2018 15:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...