Në Europë apo jo? Milani në pritje të vendimit të sotëm nga CAS-i

E Enjte, 19 July 2018 15:32

Në Europë apo jo? Është dita e së vërtetës për Milanin, që po pret të njohë fatin e tij europian nga CAS-i. Do të jetë një ditë e gjatë në Lausanne me dëgjimin e palëve, ndërsa vendimi është planifikuar të jepet pas orës 18:00. Shpresa e klubit kuqezi është padyshim ripranimi në Ligën e Europës. Delegacioni i Milanit përbëhet nga avokatët Cappelli dhe Aiello, drejtori Fassone, përgjegjësi financiar, Valentina Montanari dhe Antonio Rigozzi, ekspertët ligjorë dhe Franck Tuil, përfaqësues i fondit “Elliott”.

Nga ana tjetër, Kolegji i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv është i përbërë nga tre gjyqtarë: një i emëruar nga kuqezinjtë (Pierre Muller), një i emëruar nga UEFA (anglezi Mark Hovell) dhe një gjyqtar i pavarur, Ulrich Haas, gjerman i lindur në Zvicër. Mundësitë janë tre. Së pari, që CAS ta shfajësojë plotësisht klubin kuqezi, duke e lejuar atë të marrë pjesë në Ligën tjetër Europiane. Megjithatë, edhe në këtë rast do të ketë gjoba dhe kufizime të llojeve të ndryshme (një shembull është Interi dhe Roma).

Së dyti, të refuzojë kërkesën e tij, që do të thotë se Milani do të mbetet jashtë Ligës Europiane. Mundësia e tretë është që t’i kërkojë UEFA-s për të lehtësuar dënimin. Për diçka është e sigurt, që CAS-i nuk mund të shtojë dënimin për klubin italian. Milani ka një shans, pasi paraqitet sot para Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv me një pronar të ri dhe me listën e borxheve tashmë të shlyera.

Fondi “Elliot” doli në një deklaratë zyrtare më 10 korrik, ku thuhej se qëllimi i tyre është të krijonte stabilitetin financiar dhe të menaxhimit dhe për të arritur suksese afatgjatë për Milanin, duke filluar që nga fillimi. Në këtë mënyrë, ato siguruan që klubi do të kapitalizohej në mënyrë adekuate dhe do të kryente një model të qëndrueshëm të biznesit, që respekton rregullat e lojës së UEFA-s.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...