BBC: Maurizio Sarri, historia e bankierit që do të drejtojë Chelsea-n

Premte, 20 July 2018 10:31

Duhet ta falni Antonio Konten nëse të premten e shkuar u ndie sikur po përsëritej historie. Fundja, nuk është hera e parë që pushohet dhe zëvendësohet nga Maurizio Sarri.

Pasi u përfshi në skandalin Calciopoli të mashtrimit me ndeshjet në vitin 2006, detyra për ta mbajtur Arrezon në divizionin e dytë s’kishte për të qenë e lehtë me një penallti  për gjashtë pikë. Për fat të mirë, presidenti i klubit, Piero Mancini, kishte nuhatje për kryemenaxherët. Fatkeqësisht, ai vetëm futej në panik.

Mancini e pushoi Konten në tetor të vitit 2006, duke i varur shpresat për mbijetesë te Sarri. Por shumë shpejt Mancini nisi të ndërrojë mendje. Konte u rikthye në mars dhe edhe pse rezultatet nisën të jenë të mira, ishte shumë vonë. Arezzo nuk e mori më veten.

Fatkeqësisht, në mars shpallën falimentimin. “Kisha menaxherin e ardhshëm të Italisë dhe Sarrin, dhe prapë ramë”, psherëtiu Mancini i dëshpëruar. Kjo është në fakt diçka që ndodh prej kohësh.

Sarri kishte 15 vite përvojë si trajner kur zëvendësoi Konten te Arezzo. Ai e nisi në të njëjtën verë kur nisi botërori në Itali, në vitin 1990. Nëse keni qenë ndonjëherë në Toskanë, gjasat janë që të keni kaluar përmes një fshati që ka pasur një ekip që e ka trajnuar Konte dikur.

Sarri nuk pati sukses si lojtar. Ai ishte një qendërmbrojtës i ashpër, jashtë kategorive kryesore, dhe që kishte si mentor të madhin Kurt Hamrin, Suedezin që i kënaqte lojtarët me histori për ndeshjet kundër Brazilit të Peles në finalen e botërorit të 1958-ës, dhe për gjithë golat që kishte shënuar për Fiorentinën.

Pasi nuk mundi të bëjë karrierë si futbollist, Sarri nisi të punojë si agjent këmbimi parash te Banka Toskana. U vendos te departamenti ndërkombëtar, që kishte të bënte me udhëtime biznesi në qendrat financiare të Europës, mes tyre edhe Londra. Por ajo detyrë nuk e ngacmoi kurrë imagjinatën e Sarrit si futbolli.

Ai punonte si trajner me kohë të pjesshme, duke kaluar nga një qytezë toskane te tjetra: Stia, Faellese, Cavriglia, Antella, Valdema, Togeleto, etj… e keni parasysh. I frymëzuar shumë nga Arrigo Sacchi, të cilit ia studio ekipin (AC Milan) me shumë vëmendje, derisa një ditë vendosi të ndjekë hapat e tij.

Sacchi punonte për një kompani këpucësh dhe përdorte konventat që bëheshin në Europë për të parë ndeshjet e Ajaksit, derisa i la të gjitha dhe u bë trajner. Ashtu si Sarri, ai nuk kishte përvojë si lojtar dhe përdorte shprehjen e famshme: “S’është e thënë të kesh qenë kalë që të bëhesh kalorës.”

Kështu që, në vitin 2001, teksa Italia përgatitej të përshtaste Euron dhe agjentët e këmbimit të parave nuk nevojiteshin më nëpër banka, Sarri vendosi të bëjë një hap të madh përpara, duke e lënë pas punën me tetë-orarësh dhe me pagë të mirë, për atë që sipas tij ishte “e vetmja punë të cilën do ta bëja falas.”

Ndryshe nga Sacchi, i cili ishte 41 vjeç kur u mor nga AC Milan në vitin 1987, dhe ndryshe nga Konte, i cili e mori detyrën e parë të nivelit të lartë me Atalantën pak pasi mbushi 40 vjeç, Sarri nuk hyri në Serie A deri katër vite më parë, kur ishte 55 vjeç.

Sarri nuk u mor nga divizionet e ulëta si zbulimi i ri i madh, si Masiliamo Alegri i Juventusit, kur Cagliari rrezikoi me të pasi u ngrit në detyrë, në kategorinë e dytë, me Sassuolon. Ai duhej të merrte edhe vetë një ekip, për të treguar që i përkiste atij pozicioni.

Fakti që talenti i Sarrit nuk është njohur për kaq shumë kohë nga gjigantët e futbollit në vend, është bërë tashmë një lloj turpi. Një arsye se pse Sarri nuk është zbuluar është sepse i është dashur të priste shumë vite që të futej në të famshmen Supercorso, te shkolla elitare e trajnerëve italianë. Ai nuk kishte kontakte dhe as trashëgimi si ish-lojtar, që të vendosej në radhët e para.

Një tjetër fakt është mungesa e durimit në lojën italiane. Sarrit i ka ndodhur shpesh që të largohet nga ekipet para se t’i zënë vend idetë. “Si çdo revolucionar, Sarri nuk arriti të kuptohet nga të tjerët, për shumë kohë”, shkroi Françesko Saverio Intorcia në La Repubblica.

“Walt Disney-n e pushuan nga puna në rini dhe i thanë se s’kishte imagjinatë. Merilin Monronë e këshilluan të bëhej sekretare, ndërsa Elvis Preslit i thanë të kthehej e të punonte si shofer kamioni.”

Për fat, Sarri nuk mblodh plaçkat e të kthehej në sektorin bankar. Po ta kishte bërë, tani do të kishte qenë kancelar i thesarit, siç bëri batutë menaxheri i enterit, Luciano Spalletti. Pep Guardiola është adhurues i madh i Sarrit. Para se Mançesteri të luante me Napolin në Champions League, sezonin e shkuar, Katalanasi nuk e fshehu dot respektin për markën toskane të futbollit.

“Ju bëj thirrje ju e tifozëve të vini të enjten, sepse do të shihni një lojë fantastike”, tha kreu i Mançester City-t. “Dy ekipe me të njëjtën ide: presing të lartë, mbajtje topi, pasa të shkurtra, dinamikë në sulm. Jam shumë i kënaqur që do të përballem me një nga trajnerët që admiroj më shumë.”

Gjatë një feste bamirësie golfi, që lojtari dhe menaxheri i Chelsea, Gianluca Vialli, e organizon çdo vit për të mbledhur para e për të rritur ndërgjegjësimin rreth sklerozës, të njohur gjithashtu si sëmundja “Lou Gehrig”, Guardiola e quajti lojën e Napolit “një dolli në diell”, ndoshta sepse kur vihesh përballë madhështisë së tij, s’mund të rrish pa e ngritur një gotë.

Menjëherë pas kësaj, Guardiola u bashkua për darkë me Sacchi e Sarrin në Milano Marittima, që duket si darka që fantazojnë dashamirësit e futbollit në të gjithë botën. Fakti që Sarri ka respektin e dy prej pionerëve të lojës, tregon shumë.

Por Sacchi dhe Guardiola nuk janë të vetmit. Menaxheri i Bournemouthit, Eddie Howe, ndoqi disa prej seancave të trajnimit të Sarrit në Empoli. Kjo bëri që të hapet ndaj disa fazave të reja të lojës.

Në një konferencë trajnerësh në Rio de Janeiro, verën e shkuar, ish trajneri i Milanit, Romës, Juventusit dhe Anglisë, Fabio Capello, u sugjeroi kolegëve të Amerikës Latine që të marrin avionin e të shkojnë të studiojnë nga afër metodat e Sarrit.

Tha që u kishte thënë: “Futbolli ka diçka të re falë Sarrit. Diçka interesante. Çdo 20 vite ndodh një risi. Pas Ajaksit patëm Milanin e Sacchit, pastaj Guardiolën, i cili e vuri futbollin pak në gjumë. Për fat, Sarri e zgjoi sërish.”

Vialli e pa ndryshe, te La Gazetta derllo sport. “Të shkosh te Kastelvoturno (fusha e stërvitjes së Napolit) është si të shkosh në Palo Alto (pjesë e Silicon Valley me teknologji të lartë, në San Françisko). Ka risi, ka krijimtari.”

Siç e ndryshoi Conte Premier Ligën me treshen e mbrojtësve, prisni që edhe Sarri ta pasurojë lojën në vendin e tij, nga pikëpamja taktike. Chelsea mund të presë të kalojë nga njëri stil në tjetrin.

Kontrastet midis Sarrit dhe Contes janë të mëdha. Por lojtarët do të përjetojnë të njëjtën vëmendje ndaj detajeve. Këtë verë botërori, ku mbizotëroi loja e kujdesshme, duket e përshtatshme që Premier Liga po mirëpret një menaxher që ka nofkën “Mister 33”, për shkak të rutinave që ka krijuar e që sjellin larmi gjatë goditjeve nga këndi e goditjeve të dënimit.

“Shkova atje dhe s’isha praktikuar kurrë për rivëniet anësore”, tha ai. “Ata kanë 10 shenja të ndryshme dhe më dhanë një fletë që ta studioja pas ditës së parë. Këtu e humba fillin.

“Ai nisi të tregohet i paduruar me mua, pasi priste që t’ia merrja dorën shumë shpejt. Qëndroja prapa Hamsikut dhe e ndiqja kudo për të parë se çfarë po bënte.” Shihini si prekja e fundit në kryeveprën që Sarri krijoi në Napoli.

Ai nuk fitoi ndonjë gjë gjatë kohës që ishte në San Paolo. Por siç tha Spaletti or toskanasit e tij, Sarri e meritonte “Skudeton e Manualit të Futbollit”, sepse futbolli duhet mësuar gjithandej ashtu siç e mëson Sarri. Ka për të qenë bukur për t’u parë, dhe pritet të ngjallë emocione të mëdha mes tifozëve.

BBC Sport/ Top Channel

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...