×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skandaloze/ Klubi prish kontratën me kongolezin, ''Futbollistët tanë duhet të jenë të bardhë''

Premte, 20 July 2018 16:21

Ndonëse jemi në vitin 2018 racizmi është një nga problemet kryesore që prek çdo fushë dhe çdo vend të botës.

“Ngjyra e fanellës sonë është e zezë, por lojtarët tanë duhet të jenë të bardhë”, një deklaratë e tillë është bërë në Rusi, vendin ku deri në javën e kaluar kishte tifozë nga e gjithë bota në një Botëror tepër emocionues dhe që u organizua në mënyrë të përkryer nga autoritetet.

Deklarata e mësipërme është bërë ndaj një lojtari i cili “fajin” e vetëm që është me origjinë kongoleze dhe ka ngjyrën e lëkurës më të errët se bashkëkombasit e tij. Bëhet fjalë për Erving Botaka-Yoboma, një 19-vjeçar premtues që luan te Torpedo Moska, skuadër e kategorisë së dytë ruse.

 “Marca” raporton se klubi është detyruar të prishë kontratën me lojtarin duke iu në shtruar kështu presionit të tifozerisë, që nuk pranonte të kishte në skuadër një lojtar me ngjyrë. Madje tifozët kishin publikuar edhe një deklaratë, ose më mirë të themi një kërcënim ndaj Torpedos. “Nëse traditat dhe rregullat tona nuk respektohen do ta shohim se kujt do t’i vijë më shumë keq në fund për këtë”.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Presidenti i Shoqatës së Futbollistëve Rusë, Alexander Zotov, i cili tha: “Është e qartë që pas Botërorit ka pasur një ndryshim në sjellje, por ka ende idiotë në qarkullim”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...