Idrizi-Dajës: Ke dorë të lirë në merkato, shpenzo sa të duash!

Saturday, 21 July 2018 11:14

Sinan Idrizi kërkon një Flamurtar dinjitoz. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, administratori i vlonjatëve tha se trajneri Ilir Daja i ka të gjitha kompetencat për ndërtimin e Flamurtarit të ri. Sipas kreut të klubit, trajneri Daja ka dorë të lirë në merkato dhe nuk do të ketë asnjë ndërhyrje. Idrizi tha se trajneri kryeqytetas mund të zgjedhë për të afruar te Flamurtari lojtarët që ai dëshiron, ndërsa është i prerë në qëndrimin e tij, teksa thotë se është i gatshëm të plotësojë edhe çdo kusht financiar. Në kushtet kur trajneri ka dorë të lirë dhe financat janë pa limit, trajneri Daja kërkon që futbollistët që do të afrohen të jenë cilësorë dhe të bëjnë diferencën.

“Trajneri Daja ka dorë të lirë në merkato. Unë as i kam ndërhyrë dhe nuk kam ndërmend ta bëj një gjë të tillë. Trajneri është i lirë që të afrojë kë lojtar do. Nuk ka limite as nga ana financiare, ashtu si kam bërë me të gjithë trajnerët, do të bëj edhe me Dajën që do të ketë financat në dispozicion dhe të mos ngurrojë. Unë dua që lojtarët që do të afrohen të jenë cilësorë dhe të bëjnë diferencën”, tha fillimisht Idrizi. Ky i fundit edhe në të kaluarën ka akuzuar lojtarët e skuadrës së tij se nuk kanë vlerësuar sa duhet fanellën dhe për këtë arsye kanë ardhur edhe rezultatet e dobëta. Kampionatin e shkuar, Flamurtari nuk arriti të siguronte një vend në Kupat e Europës edhe pse ky ishte objektivi i vendosur nga drejtuesit. Por, edhe për sezonin e ri, drejtuesi i klubit nuk preferon të flasë për arritje.

OBJEKTIVI – Duke u ndalur tek objektivi i klubit, administratori Idrizi përsëriti atë që kërkon gjithmonë, respektimin e fanellës. “Objektivi i Flamurtarit është respektimi i fanellës. Nëse këta djem që janë dhe ata që do të vijnë do të respektojnë fanellën, kanë realizuar objektivin. Nëse ke respekt për fanellën, arrin çdo objektiv. Natyrisht që tifozët kërkojnë shumë, ndaj duhet t’i kënaqim, por çdo gjë do ta shikojmë hap pas hapi”, ka vazhduar administratori.

MERKATO – Në lidhje me merkaton, administratori Sinan Idrizi deklaroi se do të ketë patjetër të tjera afrime dhe se do të zhvillojë sërish një takim të afërt me trajnerin Daja për të diskutuar për këtë çështje. “Jemi në punë e sipër për afrimin e lojtarëve të rinj, por unë nuk mund të japë emra, pasi nuk po merrem me këtë çështje. Do të takoj sërish trajnerin Daja, me të cilin do të zhvillojmë një bisedë rreth merkatos”, përfundoi Idrizi. /PanoramaSport- http://www.panorama.com.al/sport/idrizi-thirrje-dajes-ke-dore-te-lire-ne-merkato-shpenzo-sa-te-duash/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...