Nëse dështojnë në fazën e dytë të Championsit, Kukësi dhe Shkëndija kanë një tjetër mundësi, këtë herë në Europa League.
Dy skuadrat do të gjejnë përballë ekipe të reja dhe do të kenë mundësi për të kaluar në raundin tjetër në këtë kompedicion.
Nëse Kukësi humbet përballë Qarabagut atëherë kundërshtari në Europa League do të jetë fituesi i çiftit Torpedo Kutaisi- Vikingur.
Ndërsa kundërshtari i mundshëm i Shkëndijës pritet të jetë fituesi i çiftit Santa Koloma- Reijkjavik.