Këto ditë janë të rëndësishme për AC Milan, teksa fondi Elliott, që erdhi në vend të pronarit kinez Yanghong Li, po ndryshon radikalisht të gjitha pozicionet drejtuese.
Pas largimit të dyshes Fassone-Mirabelli, dhe ardhjes së Leonardo, kuqezinjtë kanë nevojë për dikë tjetër, që kryesisht të mbulojë rolin e drejtorit sportiv.
Ivan Gazidis është aktualisht drejtori sportiv i Arsenal dhe sipas “Sky Sports”, duke nisur nga 1 shtatori ai do të jetë punonjës i Milan, sepse është njeriu i besuar i djalit të themeluesit të fondit Elliott.
Ardhja e Gazidis nuk përjashton Umberto Gandini, i cili do të rikthehet në klubin kuqezi në postin e zv.drejtorit ekzekutiv.
Roli i tij do të jetë në marrëdhëniet me UEFA dhe Federatën Italiane të Futbollit.