Shkëndija e Tetovës sonte ka shënuar fitore minimale ndaj KF Sheriff.
Skuadrës shqiptare që po merr pjesë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve fitoren ia siguroi sulmuesi më i mirë i skuadrës, Ibraimi, i cili e shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 24-ët, transmeton ksp.
Ndeshja u zhvillua në Shkup dhe është rrethi i dytë kualifikues i Ligës së Kampionëve.
Tetovarët ndeshjen e kthimit e zhvillojnë në Moldavi.