Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, është paraqitur shumë emocional në deklaratën e tij përshëndetëse nga futbolli italian, ku nuk pati edhe shumë fat.
Nga futbolli italian portieri Ujkani është larguar pas 11 vjetësh për të nisur një aventurë të re në Turqi, transmeton Koha Ditore.
Në Turqi, portieri i shumë skuadrave italiane, u transferua ditë më parë nga Cremonese, që garon në Serie B. Ai pret që në Rizespor, skuadër me të cilën ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2021, të jetë i rregullt në portë.
Ujkani 11 vjet më parë nga të rinjtë e Anderlechit ishte transferuar te skuadra e Palermos, që atëbotë garonte në Serie A.
Vlerësohej portier me të ardhme të ndritur. Por te Palermo nuk gjeti shumë hapësirë. Në Serie A për Palermon luajti vetëm 36 ndeshje.