×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skandal te Vllaznia, Prokuroria akuzon ish-drejtuesit për 300 milion lekë dëm

E mërkurë, 25 July 2018 14:44

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër mori të pandehur dhe dërgoi për gjykim ish-administratorët e klubit të futbollit “Vllaznia” sh.a dhe financierin e këtij klubi. Për ta u ngrit akuza për shpërdorim detyre, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë dhe shpërdorim i fondeve publike, duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej afro 30.000.000 lekësh.

Konkretisht, shtetasit Fatos Gjyrezi, administrator i shoqërisë nga data 1 shtator 2012 deri në datën 12 gusht 2014, Neritan Kalamishi, administrator i shoqërisë nga data 12 gusht 2014 deri në datën 8 janar 2016 dhe Denis Fani financier i shoqërisë. Gjithashtu, ndaj këtyre shtetasve është filluar procedimi penal për pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Veprimet Ata kanë vepruar në kundërshtim me ligjin “Për sportin”, duke punësuar më shumë lojtarë sesa numri i lojtarëve të federuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për sezonin përkatës futbollistik si dhe duke trajtuar të gjithë lojtarët si dhe anëtarët e tjerë të klubit si p.sh: trajnerët apo mjekët me kontratë shërbimi dhe jo me kontrata pune. Kjo ka sjellë si pasojë mospagimin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në dobi të buxhetit të shtetit. Nga ana e tyre nuk është zbatuar ligji

“Për prokurimin publik” i ndryshuar, si dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 914 datë 29 Dhjetor 2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar. Ndër vite dhe vazhdimisht klubi rezulton të ketë blerë sasi të konsiderueshme karburanti, të ketë kontraktuar shoqëri transporti, hotele për fjetje të futbollistëve, apartamente, shtëpi banimi për strehimin e futbollistëve, trajnerëve, mjekëve, të ketë blerë veshje dhe pajisje të tjera për futbollistët, të ketë lidhur kontrata qiraje për fusha futbolli, ka shtypur/prodhuar biletat e ndeshjeve etj, pa kryer asnjë procedurë prokurimi, por duke kontaktuar privatisht me palët e interesuara dhe të njohura personalisht prej tyre.

Burimi: http://ëëë.panorama.com.al/sport/skandal-te-vllaznia-prokuroria-akuzon-ish-drejtuesit-per-300-milion-leke-dem/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...