Mund të mos duket i bukur, por plani i Kukësit për të vazhduar me rezultate pozitive në Ligën e Kampioneve po funksionon si duhet. Skuadra verilindore ka regjistruar sot barazimin e tretë radhazi, këtë radhë përballë një skuadre më të vështirë si Karabak, në duelin e mbyllur pa gola në “Loro Boriçi”.
Kukësi ka kërkuar që të ruante rrjetën të paprekur dhe ia ka dalë në këtë ndeshje të parë, duke mbajtur larg kuadratit kundërshtarët dhe duke mos i lejuar të rrezikojnë portën e Frashërit, ndërsa u munduan herë pas here të rrezikonin me kundërsulm. Gjithçka funksionoi si duhet sa i përket pjesës së ruajtjes së katërkëndorit të paprekur, për të marrë një rezultat që lë të hapur sfidën në Azerbajxhan.