U luajt mbrëmë ndeshja e parë e raundit të dytë të eliminatoreve të Europa Ligës edhe për Atalantën e Etrit Berishës. Skuadra italiane ka pasur përballë ekipin e Sarajevo nga të cilët u surprizuan. Atalanta e kishte ndeshjen në dorë teksa e mbyllën pjesën e parë me shifrat 2-0 por duket se pjesa e dytë nuk ishte e mirë për ta.
Ekipit të Sarajevo i kanë mjaftuar vetëm 5 minuta për ta barazuar ndeshjen dhe duke e vënë kështu në diskutim kualifikimin e ekipit të Etrit Berishës. Portieri shqiptar bëri një paraqitje të mirë megjithëse një gabim në fund i kushtoi barazimin Atalantës. Pesha e gabimit nuk bie vetëm te Berisha pasi ishte dhe një nga mbrojtësit e ekipit italian që u ngatërrua me portierin duke mos u marrë vesh me njëri-tjetrin.