Ishte një nga protagonistët e Interit në fitimin e tripletës në vitin 2010, por Samuel Eto'o nuk ka larë ende borxhet në Itali.
Sulmuesi kamerunas nuk i ka shlyer borxhin Bankës Popullore të Lodit dhe ashtu siç e parashikon ligji atij i është marrë apartamenti i tij në Milano.
Nuk është thjesht një apartament por një vilë luksoze me tre kate që zë rreth 300 metra katrorë. Këtë lajm e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Corriere della Sera” ku shkruan:
“Nuk ka respektuar afatin e shlyerjes të 4,5 milionë eurove që ka huazuar nga Banka Popullore e Lodit për të cilën ka hipotekuar apartamentin luksoz në via Turati”.