Real Madridi nuk do të nënshkruajë me Ede Hazardin në këtë verë pasi që trajneri i ri, Julen Lopetegui, dëshiron që rolin kyç t’ia jap Iscos në projektin e tij në Bernabeu, shkruan AS.
Klubi spanjoll ka qenë shumë i lidhur me lojtarin e Chelseat që nga largimi i Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë kampioni i Evropës ka vendosur që të largohet nga interesimi për belgun për shkak të planeve të Lopeteguit.
Reali e pëlqen Hazardin mirëpo nuk do t’i paguajnë 200 milionë euro për shërbimet e tij.