Igli Tare në vështirësi, Chelsea ofertë të çmendur për zbulimin e tij

Diel, 29 July 2018 08:10

Ishte një nga emrat më të lakuar të merkatos përpara fillimit të Botërorit. Bëhet fjalë për serbin e Lazios, Sergej Milinkovic- Savic, për të cilin skuadra e Juventusit dhe Realit të Madridit ishin gati të bënin çmendurira për të.

Por siduket këto të dyja janë tërhequr disi, të paktën për momentin, e ndërsa Chelsea duket se është futur fuqishëm në garë.

Sarri i ka kërkuar blerjen e tij Abramovich-it, i cili është gati të bëjë një çmenduri për të kënaqur.

Sipas “Repubblica”, londinezët i kanë bërë një ofertë prej 115 milionë euro plus kartonin e Charles Musonda, fantazist belg i datëlindjes 1996. Tani, topi i kalon Lotito-s.

Login to post comments