Rekordi i Bremen, firmos për të pestën herë me “gjyshin” e sulmit

Diel, 29 July 2018 11:59

Claudio Pizzarro do të vazhdojë të luajë futboll profesionist në moshën 39-vjeçare teksa ka firmosur për të pestën herë me Werder Bremen.

Peruani ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me vendin e 11-të të sezonit të kaluar në Bundesliga.

Së fundmi Pizzarro ka luajtur te FC Koln. Pas 1999, 2008, 2009, dhe 2015 ai tani do të rikthehet për të pestën herë te Werder – një rekord në Bundesliga!

“Jam shumë i lumtur për shansin që më është dhënë. Shpresoj t’i jap shumë ekipit gjatë sezonit të ri dhe mbase ta mbyll karrierën këtu, aty ku ka filluar në Europë.”

Login to post comments