Kloppi për Shaqirin: Ky djalë nuk është normal

Diel, 29 July 2018 15:21

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Xherdan Shaqiri “nuk është normal”, pasi transferimi i ri i “The Reds” shënoi një gol spektakolar me gërshërë në fitoren e thellë ndaj Manchester Unitedit 4-1.

Shaqiri kompletoi shënimin e golave në mënyrë mbresëlënëse në Michigan, ku Liveprooli mbylli fushatën e vet në Interntional Champions Cup me fitore.

I ardhur pas një Kampionati Botëror mjaft të fortë, Shaqiri pati debutimin pikërisht në turneun që u mbajt në SHBA, e ku menjëherë Shaqiri reflektoi vlerat e tij, shkruan KP.

“Sigurisht se ishte mirë. Kjo nuk është normale, pas vetëm katër ditëve në klub – adaptimi kaq mirë në stilin e lojës”.

“Ne kemi dashur t’i ndihmojmë pak me pozicionin në mënyrë që të mos komplikohet, i kemi dhënë shumë liri, duke luajtur në mënyrë të natyrshme në sulm, plus duke ia bërë të ditur kthimin prapa për të ndihmuar ekipin, e këtë e bëri shumë mirë në golin e Sturridget”.

“Ishte më mirë se që kam pritur, të jem i sinqertë. Mendoj se sot ishte ndeshje e lehtë për lojtarët, por ishin 90 minuta futboll të vështirë. Ne kemi luajtur shpejt dhe thjeshtë, duke lëvizur. Kjo ishte mirë”.

“Për Shaqirin, në momentin që ka nënshkruar ai ka dashur që të qëndrojë në Liverpool dhe të stërviste me ne. Mendoj se ishte një javë pasi përfundoi Botërorin. Unë i thashë: ‘jo, jo, jo’”.

“Ai erdhi pas disa ditësh dhe ishte vërtet i entuziazmuar. Për të ishte moment i mirë në karrierë, duke pasur përvojë te Bayerni, Stoke dhe Interi. Këto ishin momente të rëndësishme në karrierë, e tash ne e kemi atë dhe mund të luaj me futbollistë vërtetë të mirë”, u shpreh Klopp.

Shaqiri luajti nga minuta e 68-të për Liverpoolin dhe impresionoi me paraqitjen e tij me një gol të shënuar dhe një asist në golin e Sturridges.

Login to post comments