Kosova super sukses në basketboll/ Salla këndon “Sa e madhe është Shqipëria”

Hënë, 30 July 2018 07:04

Kosova bën historinë, duke mundur në finalen e kampionatit Europian nën moshën 18 vjec Qipron 73:64 në basketboll për meshkuj, për Divizionin C. Një triumf i jashtëzakonshëm i të rinjve kosovarë, që e kanë përligjur arritjen me festën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke kënduar himnin tashmë sportiv për Kosovën e Shqipërinë, “Xhamadani vija-vija”.

Përfaqësuesit e FIBA-s kanë reaguar për këngën, por basketbollistët e Kosovës bashkë me tifozët në shkallët e stadiumit kanë vazhduar festën.
Një arritje e jashtëzakonshme në finalen e Kampionatit Evropian U18, Divizioni C për kombëtaren e Kosovës të drejtuar nga Ibrahim Karabeg.
Në gjysmëfinale Kosova kishte mposhtur Irlandën me rezultatin 69:55, ndërsa në finalen e luajtur në Prishtinë, 18 vjeçarët kanë dominuar parketin përballë Qipros, duke u ngjitur tashmë në Divizionin B, ku bëjnë pjesë shumë përfaqësuese të mëdha Evropiane. Lapsi.al

Modifikuar më Hënë, 30 July 2018 07:09

Video

Login to post comments