Një goditje e dyfishtë për të zbehur largimin e Cristiano Ronaldos. Ky është plani i Realit të Madridit që duke parë dhe financat e saj të shëndosha, ka përpiluar një ofertë prej rreth 110 milionë euro për arkat e Chelsea për të marrë në "Santiago Bernabeu" dyshen, Thibaut Courtois -Willian.
Sipas "Daily Mail" Reali i Madridit është i interesuar fuqishëm për Courtois dhe shpreson ta mbyll marrëveshjen për 35 milionë euro, ndërkohë që pista Willian është më shumë në formën e një ideje.
Megjithatë kjo mund të jetë dhe një stategji e drejtuesve të "Galaktikëve" që me të vërtetë ëndrra e tyre në sirtar mban emrin e një tjetër ylli në "Stamford Bridge", Eden Hazard.