Kukësi tenton kualifikimin kundër Qarabakut, gjykon një sllovak

Tuesday, 31 July 2018 16:12

Kukësi shkon i plotë në ndeshjen e dytë kundër Qarabagut, pasi nuk ka asnjë dëmtim apo problem në radhët e lojtarëve.

Situata dhe klima në ekip është përmirësuar ndjeshëm dhe është mjaft motivuese, duke qënë se infermieria e Kukësit është në ditët më të mira të saj. Kështu, trajneri Cungu ka mundësi zgjedhje për njëmbëdhjetëshin titullar.

Kukësi dhe Qarabag do të diskutojnë një ndeshje vendimtare për fatet e sezonit. Për të dyja klubet, edhe pse nuk kanë as buxhet dhe as objektiva të barabarta, 90-minutëshi i kthimit është shndërruar njëlloj i rëndësishëm, për vetë barazimin pa gola në takimin e parë.

E ndërsa është kështu, ecuria ka shumë rëndësi, por të dyja klubet duhet të dinë një fakt.

Gjyqtari i takimit është i pakursyer në ndëshkim. Peter Kralovic që do të vendosë drejtësi, ka gjykuar dy takime në kualifikueset e Ligës së Kampioneve dhe në total, ka nxjerrë 16 kartonë të verdhë.

Sllovaku 35-vjeçar, i pranuar si arbitër i FIFA-s në vitin 2012, do të ketë asistentë bashkëkombësit Erik Ueis dhe Miroslav Benko. Ky takim është i vlefshëm për raundin e dytë kualifikues të Champions League dhe është programuar për tu luajtur nesër duke nisur nga ora 19:00.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...