Mesfushori skocez hedh "në erë" merkaton e Liverpool-it

Tuesday, 31 July 2018 16:34

Pavarësisht se ka firmosur me futbollistë si Xherdan Shaqiri, Naby Keita, Fabinho dhe Alisson Becker, skuadra e Liverpoolit nuk është akoma e denjë për të luftuar për titullin kampion të Premier League. I këtij mendimi është ish-mesfushori i "The Reds" Charlie Adam që në një intervistë për "The Night Night Club" ka hedhur "në erë" 170 milion funtet e shpenzuara nga drejtuesit e kuq.

Sipas tij ata kanë nevojë për një mbrojtës tjetër qendre për të sfiduar kampionët në fuqi Manchester City-n.

"Liverpooli është një ose dy lojtarë larg nga titulli. Klopp ka shtuar cilësinë e skuadrës, dhe unë ende mendoj se ka nevojë edhe për një tjetër mesfushor dhe një mbrojtës të fortë në qendër. Ata kanë firmosur me Shaqirin, një zëvendësues mjaft i mirë nëse Mohamed Salah ka nevojë për një pushim. Daniel Sturridge duhet të kthehet përsëri nëse ai qëndron, ai mund të përshtatet edhe në atë skuadër.

"Situata e portierit ishte një problem i madh për ta sezonin e kaluar. Ai e ka parë atë problem dhe duket sikur e ka plotësuar atë boshllëk. Firma me Alisson Becker do të sjellë rreth 6-8 pikë më shumë nga sezoni i shkuar. Ai sjell freski dhe mbush me besim grupin."-analizon Adam.

Sezonin e shkuar Liverpool kaloi një formë mjaft të mirë, duke arritur deri në finalen e Champions League, të humbur me shifrat 3-1 ndaj Realit të Madridit dhe duke u rënditur e dyta në kampionat, pas shpatullave të Manchester Cityt. Në të tilla kushte tifozët presin më shumë nga skuadra e drejtuar nga Jurgen Kloop, me teknikun gjerman që do të tentojë të kurorëzojë në trofe vitin e tij të dytë në tokën angleze.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...