Një problem shumë i madh për kombëtaren kuqezi. Armando Sadiku pësoi një dëmtim në gju, gjatë ndeshjes miqësore që Levante luajti me Heerenven, të fituar me rezultatin 3-1, ku ai u aktivizua në pjesën e dytë, për të dalë nga loja në minutën e 70.
Klubi spanjoll nëpërmjet një komunikate për mediat njoftoi se sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë, e do t’iu nënshtrohet testeve të tjera mjekësore. Sadiku rrezikon që të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës, ndërkohë që në fillim të muajit shtator, Kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjet e saj të para të Ligës së Kombeve.