Hajvalia e ka një vend të tretë e një vend të katërt në grup, në raundin kualifikues të Ligës së Kampionëve në futboll për femra.
Në edicionin e kaluar garën për titull të kampionit të Kosovës Hajvalia e humbi nga Mitrovica që kështu e fitoi rastin të debutojë në Ligën e Kampionëve për futbolliste, shkruan sot “Koha Ditore”. Delegacioni i KFF Mitrovica të hënën është vendosur në Budapest të Hungarisë ku do t’i luajë tri ndeshjet e grupit të katërt të raundit kualifikues të Championsit.
Në garën kryesore të klubeve evropiane mitrovicaset do të debutojnë të martën (sot), kur prej orës 18:00 takohen me skuadrën vendase MTK Hungaria.
Në grupin ku bëjnë pjesë edhe Atashehir Beledyespor i Turqisë dhe Slavia Praha e Çekisë, vendi i dytë do të ishte sukses shumë i madh. Fituesi i grupit shkon tutje, ndërsa edhe dy prej dhjetë ekipeve të pozitave dy nëpër grupe avancojnë...