UEFA ka publikuar 11 kandidatët që janë në garë për çmimin “Goli i sezonit”. Konkurrentët janë nga secili kompeticion kryesor i organizuar nga institucioni numër 1 i futbollit evropian në 12 muajt e fundit.
Në garë për këtë çmim janë golat e shënuar nga Cristiano Ronaldo dhe organizatori i Tottenham-it, Christian Eriksen. Por ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti që në garën për këtë çmim nuk është përfshirë goli i realizuar nga Gareth Bale në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Liverpool me roveshatë.
11 konkurentët janë:
Lucy Bronze (Lyon 1-0 Manchester City) – Gjysmëfinalja e Champions për femra, 29/04/18
Olga Carmona (Zvicër 0-2 Spanjë) - Faza e grupeve, evropiani për femra U 19, 21/07/18
Elisandro (Sporting CP 2-5 INTER FS) - Finalja e Kupës UEFA në futsal, 22/04/18
Elliot Embleton (Turqi 2-3 Angli) - Faza e grupeve, evropiani U 19, 17/07/18
Christian Eriksen (Republika e Iralndës 1-5 Danimarkë) - Kualifikueset e Evropianit, faza play-off, 14/11/17
Paulo Estrela (PORTO 5 -1 Beşiktaş) – Faza e grupeve, UEFA Youth League, 13/09/17
Eva Navarro (Gjermani 0-2 Spanjë) Finalja e evropianit për femra U 17, 21/05/18
Dimitri Payet (MARSEILLE 5-2 Leipzig) – Çerekfinalja e Europa Leaugue, 12/04/18
Gonçalo Ramos (Slloveni 0-4 Portugali) - Faza e grupeve, kampionati evropian U17, 07/05/18
Ricardinho (Portugali 4-1 Romani) – Faza e grupeve, evropiani i futsal, 31/01/18
Cristiano Ronaldo (Juventus 0-3 Real Madrid) - Çerekfinalet e Champions League, 03/04/18
Nëse doni të votoni të preferuarin tuaj atë mund ta bëni në linkun e mëposhtëm.