Manchester City rrezikon të luajë pa Kevin De Bruyne për 3 muaj rresht, pasi belgu u dëmtua të mërkurën në stërvitje.
Siç raporton “Daily Mail” frika më e madhe është që 27-vjeçari të ketë dëmtuar ligamentet e gjurit të djathtë.
Kjo gjë do të sillte humbjen e ndeshjeve të rëndësishme për Cityn, si 4 nga 6 përballjet në grupe të Champions League, por edhe sfidat e Premier League kundër Liverpool më 7 tetor, kundër Tottenham më 28 tetor dhe derbin kundër Manchester United që do të luhet më 11 nëntor.
De Bruyne do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të konfirmuar dëmtimin dhe periudhën e rehabilitimit, por mungesa e tij është një lajm tepër i keq për Pep Guardiolan, i cili nuk e konsideron belgun si një lojtar kyç të skemave të tij.
Talenti u dëmtua gjatë stërvitjes së pasdites kur skuadra zbriti në fushë. Dëmtimi ngjan shumë me atë të pësuar dy vjet më parë, kur belgu mungoi për 9 javë pasi gjuri iu përdrodh çuditshëm ndërsa po dyluftonte me Ramiro Mori të Everton.