Schalke 04 është klubi i fundit që shfaq interes për dështimin e Inter, Joao Mario, duke iu bashkuar klubeve si Sevilla, Real Betis dhe Rubin Kazan.
Portugezi u ble me bujë të madhe për 40 milionë euro nga Sporting CP në verën e 2016, por asnjëherë nuk arriti të përshtatej në Serie A dhe sezonin e kaluar është huazuar te West Ham United.
Ai nuk është në planet e trajnerit Spalletti dhe Zikaltrit po kërkojnë me çdo kusht ta heqin nga lista e lojtarëve, transmeton TeleSport.
Spanja dukej si destinacioni më i mundshëm, me Sevilla dhe Real Betis të interesuar, teksa edhe Rubin Kazan është përfolur për një interes të mundshëm.
Por tani Tuttosport sugjeron se edhe gjermanët e Schalke 04 kanë kërkuar informacion për lojtarin.
Zikaltrit kërkojnë me çdo kush ta heqin qafe por të gjitha ofertat kanë qenë në formën e huazimit me të drejtë blerje.