Juventus ka arritur ta nisë me një fitore sezonin në Serinë A, edhe pse se pati të lehtë.
Ndeshja u mbyll 3-2 në favor të bardhezinjve, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e tretë me Khedira.
Megjithatë vendasit arritën të kthenin rezultatin me anë të Stipenksi dhe një penalltie të saktë të Xhakerinit.
Një autogol i Bani ktheu barazpeshën në minutën e 75-të, për të mbërritur te goli i Bernadeskit në fund që i dhanë tre pikët “Zonjës së vjetër”.
Ndërkohë kjo ishte dhe ndeshja e parë e Cristiano Ronaldos me fanelën e Juventus, me portugezin që pati disa raste të mira për shënim, por pa arritur të tundë rrjetën.