Lilaj hedh në gjyq Skënderbeun, një vit pa marrë rrogën

E Enjte, 23 August 2018 21:48

Sabien Lilaj çon në gjyq Skënderbeun lojtari zyrtarisht është ankuar në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve dhe pretendon se ka plot 1 vit pa u paguar te Skënderbeu, duke pretenduar 126 mijë euro. Shumë kjo, e cila mohohet nga klubi korçar, që në anën tjetër shprehet se zotëron dokumentet e duhura dhe borderotë se duhet t’i shlyejë Lilajt 97 mijë euro. Sabien Lilaj ishte ndër emrat e parë që i kanë dhënë lamtumirën Skënderbeut, pak ditë pasi u bë publik vendimi nga KAS i Lozanës për të lënë korçarët jashtë Europës.

Palët u ndanë mes pakënaqësish, të cilat me sa duket kanë rrënjët te mosshlyerja e disa borxheve që klubi i ka futbollistit. Që në momentin e largimit, Lilaj në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” bëri publik faktin se kishte disa muaj që nuk ishte shlyer nga ana e presidentit Ardjan Takaj. “Unë e kam mbyllur me Skënderbeun, pasi më ka skaduar kontrata dhe klubi më ka disa detyrime. Ndoshta presidenti ka pritur këtë vendim, pasi unë jam lojtar i lirë. I kam thënë presidentit që të më likuidojë financiarisht dhe ma ka shtyrë. Shpresoj të ndodhë shpejt, në të kundërt i çoj në gjyq”, tha Lilaj dy muaj më parë.

Një histori që deri diku u harrua, por ishte Lilaj ai, i cili e kujtoi sërish. Çështja ka përfunduar në dyert e FSHF-së, ku Lilaj dhe përfaqësuesit e tij kanë shkuar me kërkesën për t’u paguar nga Skënderbeu për një shumë prej 126 mijë eurosh. Me sa duket, lojtari ka qenë një vit pa rrogë atje. Kurse korçarët argumentojë se lojtari po e ekzagjeron, pasi i detyrohen 97 mijë euro. Në një situatë të tillë, do të jetë FSHF që do t’i japë zgjidhje, por lajmet se Skënderbeu nuk ka paguar një vit radhazi një prej futbollistëve më përfaqësues të klubit korçar shpjegojnë disi largimin e ngutur të Lilajt, si dhe hedhin hijet e dyshimit mbi garancitë financiare për të ardhmen e bardhekuqve.

I kontaktuar nga gazeta, Sabjen lilaj nuk ka pranuar që të komentojë një situatë të tillë. Në këtë pikë lojtari ka theksuar shkurtimisht se nuk është i interesuar për të folur dhe ka bërë me dije se një përgjigje për këtë çështje mund ta marrin të gjithë vetëm përmes FSHFsë. “Nuk dua të komentoj asgjë në lidhje me këtë situatë. Mund të merrni të gjitha të dhënat pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Janë ata që japin të gjithë informacionin e duhur. Unë personalishtnuk dua të komentoj asgjë”, ka mbyllur prononcimin e tij Lilaj. Nga ana tjetër, duket se ajo çështje që përfundon në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ka prekur aspak klubin bardhekuq. Ata ende nuk kanë një reagim në lidhje me pretendimet e lojtarit, si dhe në lidhje me faktin që për këtë çështje do të nisë një seancë gjyqësore në instancat përkatëse.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...