Pushimet verore duket se paskan pasur ndikim goxha pozitik te Sebastian Vettel, i cili është rikthyer fuqishëm dhe ka arritur të triumfojë në Çmimin e Madh të Belgjikës, një pistë ku Ferrari nuk fitonte prej 10 vitesh.
Gjermani i Ferrarit u nis nga vendi i dytë, por arriti të parakalojë rivalin e tij kryesor të Mercedes, Leëis Hamilton, që në xhiron e parë dhe më pas ruajti dominimin deri në fund të garës.
Vettel la pas Hamilton, ndërsa podiumi u plotësua nga piloti holandez i Red Bullit, Max Verstappen. Duhet të theksohet se gara nisi me një aksident të frikshëm që në kthesën e parë, ku protagonist ishte Fernando Alonso dhe 4 makina mbyllën garimin që aty.
Kampionati kryesohet nga kampioni në fuqi, Leëis Hamilton me 231 pikë, i ndjekur nga Sebastian Vettel me 214, ndërsa tashmë kampionati mund të cilësohet sërish i hapur.