Flamurtari ka mposhtur Kukësi në Vlorë, në një ndeshje të luftuar shumë nga të dyja skuadrat. Një ish i verilindorëve vendosi në këtë sfidë, pasi goli i vetëm i takimit u shënua nga Albi Alla. Pas barazimit me Teutën në Durrës, kjo ishte fitorja e parë çon trajnerin Daja në rrugën drejt kreut.
Të dy ekipet luajtën një ndeshje të hapur dhe kërkonin që të shënonin, pasi e dinin mjaft mirë që barazimi nuk do ti dërgonte askund. Kukësi ishte i rrezikshëm me Rexhinaldon ndërsa vlonjatet kërkuan ta gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Torasa dhe Bushiç.
Pjesa e parë është mjaft e ashpër, në ndonjë moment ka ndërhyrje të rrezikshme, po ashtu edhe terreni lë shumë për të dëshiruar. Vetëm fushë për të luajtur futboll nuk mund ta quaje stadiumin “Flamurtari”.Kur po i drejtoheshim fundit të pjesës së parë, Flamurtari kalon në avantazh. Do të ishte një “ish”, si Albi Alla që çon topin në rrjetë pas kromimit të Torasës.
Në pjesën e dytë Kukësi hidhet i gjithi në sulm në kërkim të golit të barazimit dhe vendasit që duan të administrojnë fitoren. Në fund të takimit do të kishte edhe momente tensioni mes tifozëve vlonjate dhe arbitrit Laver Alla. Deri në fund, pavarësisht presionit të Kukësit rezultati mbeti i pandryshuar dhe Flamurtari merr një fitore me shumë vlerë.