Roveshata spektakolare e Kristiano Ronaldos ndaj Juventusit në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve me Real Madrid është shpallur “Goli i sezonit” nga UEFA.
Goditja e jashtëzakonshme e portugezit, e cila u duartrokit nga tifozët e tij dhe ata kundërshtarë për të cilët luan tani, ka dominuar në sondazhin e organizuar nga UEFA për këtë çmim të veçantë.
Ai mori rreth 200 mijë nga 346915 votat e përgjithshme të numëruara për një sondazh të tillë që shpall fituesin falë tifozëve që votojnë në faqen zyrtare të UEFA-s. Goli i Ronaldos pason atë të Mario Manxhukiç, shokut të skuadrës te Juventus i cili e kishte fituar një vit më parë për roveshatën në finale ndaj Real Madrid.
Vendi i dytë i shkoi golit të Dimitri Paje ne Olimpik Marsejën përballë Lajpcig, ndërsa spanjollja Eva Navarro mori vendin e tretë për golin e saj në finalen e Europianit U17 ndaj Gjermanisë.