Salah, 7 kushtet e “Faraoint” për të mos u larguar nga Egjipti

E Enjte, 30 August 2018 08:23

Vazhdojnë polemikat mes Mohamad Salah dhe Federatës Egjiptiane të Futbollit. Situata po shkon drejt prishjes totale dhe duket se nuk ka hapësira për armëpushim. Veçanërisht, siç ka bërë të ditur “The Sun”, pas letrës që menaxheri i sulmuesit të Liverpool i ka dërguar drejtuesve të federatës. Një listë e vërtetë kërkesash nga ana e futbollistit, i cili mund të vendosë të largohet nëse ato nuk plotësohen. Por edhe që të kërkojë dorëheqjen në bllok të drejtuesve të federatës.

Përveç shfrytëzimit të imazhit të Salah, që dukej se ishte arsyeja kryesore e problemeve mes dy palëve, lojtari ka bërë edhe disa kërkesa që kanë lidhje me marrëdhënien me tifozët dhe stafin e kombëtares. Një çështje kjo, siç ka shkruar “The Sun”, shumë e rëndësishme për Salah dhe menaxherin e tij. Lista e kërkesave parashikon:

– Federata duhet të ndalojë këdo që të shkojë në dhomën e tij të hotelit dhe të kërkojë fotografi/autografe.
– Salah duhet të jetë gjithmonë i shoqëruar nga truproja, që duhet të jenë gjatë gjithë kohës jashtë dhomës së tij të hotelit.
– Të gjitha telefonatat drejt dhomës së Slah duhet të bllokohen.
– Salah nuk duhet të vihet në dispozicion të federatës për publicitet, intervista, takim me tifozët, evenimente që kanë lidhje me sponsorë apo vizita zyrtare.
– Salah duhet të merret menjëherë në aeroport nga federata dhe të dërgohet në hotel në mënyrën më të qetë të mundshme, pa tërhequr vëmendjen.
– Asnjë vartës i federatës egjiptiane nuk duhet t’i kërkojë Salah fotografi dhe autografe.
– Imazhi i Salah nuk duhet të përdoret nga asnjë prej sponsorëve të federatës.

Pjesa më e madhe e këtyre kërkesave vjen nga ajo që ka ndodhur në Botëror, ku futbollisti është përfshirë, pa u lajmëruar, në situata që e kanë vënë në siklet. Dhe nëse këto kushte nuk do të plotësohen brenda 2 shtatorit, sipas “The Sun”, Salah do të ishte i gatshëm të kërkonte shkarkimin e të gjithë drejtuesve të federatës, por edhe të tërhiqej nga kombëtarja. Duke parë rëndësinë që ka Faraoni për gjithë Egjiptin, ka më shumë mundësi që të jenë ata të federatës që të bëjnë valixhet.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...