Me Berishën në stol, Atalanta ka rënë pikërisht te penalltitë ndaj danezëve të FC Copenhagen duke u eliminuar nga Europa League.
Të dyja ndeshjet përfunduan në barazim pa gola dhe u nevojitën minutat e shtesës, por sërish nuk pati gol.
Për të vendosur skuadrën që do të kalonte më tej u deshën goditjet e penalltive, ku danezët u treguan më të saktë dhe fituan biletën për fazën e grupeve.