Krizë tifozësh dhe ndeshje të dyshuara, Lorik Cana tregon si mund të shpëtohet kampionati

Tuesday, 04 September 2018 10:23

Shqipëria nis edicionin e ri për Ligën e Kombeve me synimin për të arritur në Europian, ndërkohë që për të nis edicioni i dytë i paangazhuar në futbollin e luajtur. Një jetë në Kombëtare dhe një jetë me futboll, bëjnë që Lorik Cana të jetë momentalisht shumë i lidhur dhe i informuar për çfarë ndodh me kuqezinjtë, por edhe kampionatin shqiptar. Duke jetuar në Tiranë, ish-kapiteni i përfaqësueses gjen mundësinë për të ndjekur skuadrat e kryeqytetit dhe njëkohësisht edhe ekipet e tjera të Superiores që vijnë në “Selman Stërmasi”.

Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, Cana flet edhe për talentin e ri të Bajernit të Mynihut dhe kontaktet me familjen e tij. Miqtë në fushë dhe jashtë saj, analiza e Kombëtares, lideri dhe talentet e përfaqësueses e shumë të tjera marrin një koment nga ishkapiteni. Nuk mund të mungojë një krahasim mes De Biazit dhe Panuçit. Cana ka edhe një opinion rreth çështjes “Agolli”, madje, jo pak të ndryshme nga i gjithë opinioni sportiv, referuar sjelljes së trajnerit italian me kapitenin aktual të përfaqësueses.

Çfarë po bën Cana aktualisht?

Nga muaji shtator besoj do të stabilizohem në Shqipëri, deri në vitin e ardhshëm. Do të jem këtu, sepse projektet me fondacionin apo edhe me Champions-in, pa harruar edhe projektet jashtë sportit me kompaninë e teknologjisë në Kosovë, në të cilën jam i përfshirë dhe partner si dhe afërsia me babanë, Agimin, i cili është në momentin kyç sa i përket projektit që kërkon të ketë për klubin e Vllaznimit të Gjakovës. Besoj se përputhen kushtet të gjitha, duke jetuar në Tiranë. Prezenca më e vazhdueshme në secilën më detyrojnë që të rri këtu.

Edhe familja?

Po, po jetoj me bashkëshorten dhe djalin. Ndihem mjaft mirë. Gjithashtu kam mundësinë që të shkoj shpesh në Gjakovë apo Prishtinë, si edhe familja të vijë të më shohë. Tani kam mundësi që t’i jap kohë edhe familjes dhe këtyre angazhimeve, pas gati 15 viteve që kam qenë shumë i zënë.

A e keni ndjekur ndopak kampionatin shqiptar gjatë kësaj periudhe?

Kam pasur mundësi që pas lënies së futbollit, ta ndjek më shumë. Përpara nuk është se kishim shumë mundësi për ta ndjekur kampionatin shqiptar. Tani prezenca e televizionit është shtuar dhe koha ime në Tiranë më lejon që të shkoj të ndjek disa ndeshje. Vitin e kaluar kam parë shumë ndeshje, shpesh në Tiranë dhe ka qëlluar të jenë ndeshjet e Partizanit. Këtë vit do të vazhdoj ta ndjek, pasi është kthyer edhe Tirana dhe do ta ndjek edhe atë. Duke ndjekur kryeqytetaset, mund të shoh edhe ekipet kundërshtare, si Skënderbeu, Kukësi, Flamurtari, etj.

Meqë po jetoni këtu, çfarë ju bën përshtypje në futbollin shqiptar?

Ka një përmirësim të kushteve deri diku dhe përmirësime në terrenet e fushave që janë OK. Në tërësi shoh përmirësime. Futbolli është duke u përmirësuar edhe sa i përket nivelit, pasi shoh ekipe që investojnë dhe kanë buxhete të rëndësishme referuar kampionatit tonë. Megjithatë, duhet që kjo uri për kampionatin të shoqërohet me një punë të madhe për bazat dhe për moshat, duke vazhduar të investohet edhe te infrastruktura që është diçka e jashtëzakonshme. Duhet patjetër që të investohet në formimin e trajnerëve, pasi do të jenë në krye të ekipeve zinxhirë me programet e federatës, e cila po mundohet që të edukojë sa më shumë trajnerë.

Çfarë ju jep shpresë në futbollin shqiptar?

Janë dy gjëra: E para, që njerëzit tanë e dashurojnë futbollin. Të gjithë e shohin dhe jetojnë pas tij. Dhe, pas një kohe tranzicioni, ku secili e kishte një skuadër zemre, janë duke u identifikuar me një ekip dhe i rrinë mbrapa atij. Kjo gjë është shumë e mirë. Futbolli ose sporti është një mënyrë që gjithsecili mund të kalojë disi vështirësitë e tij dhe të ndiejë pak kënaqësi. Qoftë duke e praktikuar sportin apo duke e ndjekur, mendoj se futbolli e ka magjinë që të harrosh disi shqetësimet e përditshme. Në të ardhmen besoj që do të kemi më shumë cilësi dhe talente dhe e theksoj që na duhet të fokusohemi që t’i japim edhe mjetin këtij brumi që të rritet në mënyrë sa më të mirë.

Por ka pak njerëz në stadiume…

Kam dëshirë që të shtohet edhe prania në stadiume. Duhet të rritet mundësia që të shkojmë familjarisht, të ketë masa të mëdha dhe të jetë njëfarë feste. Duhet të largohemi nga njëfarë gjendjeje në stadiume ku nuk mund të shkojmë me fëmijët, familjen apo nuk mund të shkojmë për ta shijuar një ndeshje futbolli… E them këtë pasi aty sheh lloj-lloj skenash. Gjithsesi, sa herë që kam qenë, kam shijuar momentin, lojën dhe jam larguar me shumë kënaqësi. Duke e rritur këtë lloj ambienti si dhe besimin te futbolli, besoj që mund të shkohet përpara. PanoramaSport/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...