Klubi i Skënderbeut ka filluar krijimin e një Akademie të re. Përmes një postimi në profilin zyrtar në "facebook", ekipi korçar ka njoftuar të gjithë të rinjtë të motivuar që duan të jenë pjesë e bardhëkuqëve që të aplikojnë për t'u bërë pjesë e projektit të kampionëve në fuqi të Shqipërisë.
Ndër të tjera, klubi ka shpallur vende vakante për trajnerë, doktor, fizioterapist, psikolog dhe mësues të edukimit fizik.