Ylli i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe do të qëndrojë 3 ndeshje jashtë fushës pasi iu dha një karton për shtyrjen e kundërshtarit Teji Savanier të shtunën.
PSG fitoi ndeshjen kundër Nimes 4-2, por tani duhet të bëjë pa sulmuesin 19 vjeçar.
Mbappe u dënua nga Komisioni i Disiplinës pasi shtyu Savanier duke e hedhur në tokë.
Kampionët francezë do të jenë pa Mbappe për Ligue 1 kundër Saint-Etienne më 14 shtator, Rennes më 23 shtator dhe Reims tri ditë më vonë.
Por ndëshkimi nuk ndikon në pjesëmarrjen e Mbappe në PSG në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit në Anfield të martën, më 18 shtator.
Savanier, i cili u nxorr nga loja edhe nga gjyqtari Jerome Brisard pas incidentit, i është dhënë një pezullim me pesë ndeshje.
Ky është kartoni i dytë i kuq në karrierën e Mbappe.
Ai mori karton të kuq në janar për një fallur ndaj Ismaila Sarr të Rennes gjatë një gjysmë-finale të Kupës Franceze.