Andy Robertson, mbrojtësi 24-vjeçar i Liverpool, është kapiteni i ri i Skocisë duke filluar nga dy ndeshjet e ardhshme të kësaj kombëtarje pas tërheqjes për herë të dytë të Scott Broën, mesfushorit që luan me Celtic.
24-vjeçari në një intervistë për mediat britanike ka folur për këtë fakt, por edhe për ndeshjet e ardhshme të kombëtares së tij që do të ndeshet me Belgjikën në një miqësore dhe kundër Shqipërisë për Ligën e Kombeve.
“Është një ditë që më bën shumë krenar,”-deklaron fillimisht mbrojtësi. “Nderi më i madh është të luash për vendin tënd. Shpresoj ta udhëheq kombëtaren me shembull në fushë dhe jashtë saj. Kam debutuar shumë i ri, në vitin 2014 kur isha 19-vjeç. Dua të arrijmë kualifikimin në Botëror dhe nuk duhet t’i frikësohemi asnjë skuadre.
Ndërsa, për sa i përket Ligës së Kombeve e nisim kundër Shqipërisë, një ndeshje shumë e vështirë. Ata luajtën në Europianin e shkuar dhe kanë eksperiencë, gjë që ne nuk e kemi. Gjithsesi do të mundohemi t’i fitojmë të dy përballjet, edhe atë ndaj Izraelit, për të përmbushur objektiva tona”, u shpreh Robertson.