Kombëtarja shqiptare po kryen stërvitjen e fundit në Elbasan Arena përpara takimit ditën e nesërme me Skocinë.
Trajneri Panucci bashkë me ekipin mbërriten në Elbasan në oën 09.30 dhe nisën menjëherë stërvitjen pasi ekipi pasdite niset drejt Skocisë. Morali i ekipit është i lartë, dhe vjen pas fitores me Izraelin, ndeshje e luajtur dy ditë më parë në stadiumin e Elbasanit.
Panucci pritet të ndryshojë lojtarë pasi me ndeshjen me Izraelin u shpreh se zgjodhi lojtarët me eksperiencë. Trajneri Panucci mund të bëjë taktikën që mesa duket i dha siguri, prandaj mund të përdoret dhe në ndeshjen me ekipin skocez.