Ndëshkimi i Serena Williams në finale, vijojnë debatet në botën e tenisit

Tuesday, 11 September 2018 08:50

Serena Williams mori mbështetjen e Shoqatës së Tenisit për Femra, pas sjelljes së saj në fushë të shtunën gjatë ndeshjes finale ku ajo humbi trofenë US Open ndaj japonezes Naomi Osakas.

Shoqata thotë se gjyqtari nuk u tregua tolerant sa duhet me Williams për shkak se ajo është grua. Williams humbi pasi mori dënime të shumëfishta nga arbitri i ndeshjes Carlos Ramos – duke përfshirë një pikë dënimi për thyerjen e raketës, dhe pastaj një tjetër ndëshkim pasi debatoi me gjyqtarin, duke e quajtur “gënjeshtar”.

Shefi ekzekutiv i Shoqatës së Tenisit për Femrat, Steve Simon, tha sot se gjyqtari tregoi një nivel të ndryshëm tolerance ndaj Serena Williams për shkak se ajo ishte një grua.

36-vjeçares iu dha fillimisht vërejtje për një shkelje të kodit gjatë finales në Flushing Meadows të Nju Jorkut, pasi gjyqtari mori në konsideratë një gjest të bërë ndaj saj nga trajneri Patrick Mouratoglou.

Kampionia 23 herë e titullit grand slam u dënua më pas me një pikë pasi hodhi në tokë raketën e tenisit gjatë setit të dytë kundër Osakas duke e filluar lojën 15 me 0 dhe Williams protestoi e zemëruar.

Williams dhe Ramos u përfshinë më pas në një shkëmbim në setin e dytë me amerikanen që e quajti atë “gënjeshtar” – një vërejtje që rezultoi në disavantazhin e saj gjatë gjithë lojës.

Williams më pas refuzoi të dilte fushë, duke e quajtur Ramos “seksist” dhe kërkoi një ndërhyrje nga arbitri para se të luante.

Osaka – 20 vjeç – fitoi setet 6-2 6-4 duke u bërë tenistja e parë japoneze që fiton çmimin e madh.

Zhurma e tifozëve të zemëruar mbizotëroi ceremoninë e trofesë me Osakan që dukej e mërzitur para se Williams bëri thirrje për qetësi dhe e uroi kundërshtaren e saj për fitoren.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...