E përditshmja franceze “L’Equipe” në një shkrim të saj për Mario Balotelli-n, shkruan se në verë arriti që të kapte treshifrorin në peshë.
Në ditën e parë të përgatitjeve me Nice-n sulmuesi i të kaltërve bëri testet mjekësore dhe kalonte shifrën e 100 kilogramëve, pra 12kg mbi peshën e tij normale.
Që atëherë italiani ka nisur që të mbante dietë, por në ndeshjen e parë zyrtare të kampionatit francez, më 31 gusht kundër Lyon-it, ai peshonte 94 kilogramë. Ndërsa që gjatë ditës së djeshme ai është sulmuar nga presidenti i Federatës Polake të Futbollit Zbigniew Boniek.
“Do të doja të shihja një kombëtare si ajo italiania, me shumë lojtarë të fortë dhe të zotë, por pse ata nuk japin as 50-60 % të asaj që tregojnë me klubet ku aktivizohen? Dhe më pas ka lojtarë që janë 15 kilogramë mbi peshë. Është Balotelli? Nuk e di... Kam folur me Saçhi-n pas ndeshjes dhe kemi pasur të dy të njëjtin mendim se Balotelli nuk ishte i përgatitur”.