Inter merr disa lajme të mira në prag të rikthimit në “Champions League” pas gati 7 vitesh. Në ndeshjen e mesjavës së ardhshme kundër Tottenham, e vlefshme për Grupin B, skuadrës angleze do t’i mungojnë e sigurtë dy lojtarë, ndërsa një tjetër është në diskutim.
Trajnerit Pochetino do t’i duhet të bëjë pa portierin dhe kapitenin Hugo Lloris, i cili ka pësuar një dëmtim muskulor që në ndeshjen kundër Manchester United më 27 gusht. Në vendin e francezit në portë do të jetë holandezi Vorm.
Mungesë e sigurtë është edhe Moussa Sissoko, i cili do të rikthehet në stërvitje javën e ardhshme pas dëmtimit që vuajti në gju. Qershia mbi tortë për Interin mund të jetë mungesa e Delle Alli, i cili është e sigurtë që ndeshjen e fundjavës kundër Liverpool në “Premier League” nuk do të jetë. Këto lajme i konfirmoi trajneri i ‘spursave’ i cili deklaroi:
“Ne jemi të zhgënnjyer për Alli pasi do të humbasë këtë ndeshje (Liverpool-in) dhe me gjasa edhe atë kundër Interit në ‘Champions League’. Gjëja më e rëndësishme është se nuk ka ndonjë problem të madh dhe do të jetë gati sa më shpejtë të jetë e mundur.” Alli u dëmtua me kombëtaren e Anglisë.