“Transfermarket” ka zbuluar të dhënat e këtij viti sa i takon skuadrave më të shtrenjta në Superligën shqiptare.
Nga ky klasifikim rezulton se në vend të parë qëndron ekipi i Kukësit, i cili kap vlerën e 5.8 mln eurove.
Ndërsa krahasuar me matjet e fundit që janë bërë nga ky portal që merret me matjen e vlerave të klubeve dhe futbollistëve, ka një ulje me 1.3%.
Vendin e dytë në këtë renditje e ka Flamurtari, klubi i cili ka bërë një merkato të fuqishme. Sipas “Transfermarket” vlonjatët arrijnë në 5.4 mln euro, ndërsa podiumin e plotëson ekipi i Partizanit.
Të kuqtë e kryeqytetit kanë një vlerë prej 5.03 mln euro, duke humbur 6.3% nga vlerësimet e fundit të bëra në muajin shkurt. Ajo që bie më shumë në sy është skuadra e Skënderbeut, e cila nga vendi i parë ka rrëshqitur në vendin e 5, duke humbur 48,4 % të vlerave.