Ish-sulmuesi argjentinas, Hernan Crespo, i cili ka luajtur për Interin dhe Parmën, ka thënë se takimi i së shtunës mes këtyre dy skuadrave është i veçantë, duke shtuar se vetëm lojtarët e mëdhenj e bëjnë dallimin në “San Siro”.
Interi do të jetë nikoqir i Parmës në një ndeshje të Serisë A, që nis në orën 15:00 në “San Siro”, transmeton Express.
“Ky takim s’është i zakonshëm për mua. Gjëja e parë që më vjen në mendje është ai goli që ia shënova Gianluca Pagluicas në vitin 1996. Po bartja fanellën e Parmës dhe e mbaj mend stadiumin shumë mirë: i bukur, imponues dhe me tifozë të mrekullueshëm”, tha Crespo.
“San Siro të ndezë, e nxjerr më të mirën nga ti. Hera e parë që erdha këtu si kundërshtar, Carlo Ancelotti më tha: ‘A e di se jemi duke luajtur në la Scala del Calcio? Vetëm lojtarët e mëdhenj e bëjnë dallimin këtu’”.
“Kur e vishni fanellën e Interit, duhet ta dini këtë dhe ta kuptoni rëndësinë që ka. Tifozët kërkojnë që ngjyrat të respektohen”, shtoi ai.